Dieta Vegjetariane eshte shume e pasur ne ushqime antinflamatore, me permbajtje te larte antioksidantesh fale prezences se larte te perimeve dhe frutave. Dieta vegjetariane ka rezultuar tejet efektive ne uljen e riskut te semundjeve te zemres dhe kolesterolit te keq (LDL) pasi nuk permban yndyre te ngopur apo kolesterol, te cilat jane prezent tek proteinat shtazore. Nje tjeter e mire e dietes vegjetariane eshte renia ne peshe, kjo fale prezences se larte te fibrave dhe ushqimeve me nivel te ulet kalorik.
Perdorimi i nenprodukteve shtazore ndihmojne ne ruajtjen e balances ne macro dhe micro nutrient, duke siguruar keshtu proteinen dhe te gjithe mineralet dhe vitaminat qe ka nevoje trupi i njeriut.
Dieta vegjetariane eshte e ndare ne 3 nen kategori:
-Lacto-Ovo-Vegetarian (person qe konsumon perime, fruta, drithera, legume, arrore, fara dhe veze, bulmet por asnje lloj protein shtazore).
-Lacto-Vegetarian (person qe konsumon perime, fruta, drithera, legume, arrore, fara dhe bulmet por nuk konsumon protein shtazore dhe veze).
-Ovo-Vegetarian (person qe konsumon perime, fruta, drithera, legume, arrore, fara dhe veze por nuk konsumon protein shtazore dhe bulmet).
Si ne cdo regjim ushqimor te shendetshem eleminimi i ushqimeve te procesuara, sheqerit, miellit te bardhe si dhe yndyrnave te pashendetshme jane celesi per te pare rezultatet e deshiruara.
Niveli kalorik ne ndjekje te Paketes Vegjetarine percaktohet me nutricionisten ne varesi parametrave tuaj trupor, aktivitetit tuaj fizik si dhe te objektivave tuaja.
Gjate takimit realizohen matjet antropometrike-biometrike te trupit tuaj me Body Composition Monitor Tanita BC-601. Ne baze te rezultateve individuale si dhe bisedes realizuar me nutricionisten percaktohet nje pakete e personalizuar vetem per JU.
Repeat Fitness & Wellness Club është një nga konceptet dhe investimet më inovative në industrinë e fitnesit. Një nga palestrat më moderne me arkitekturë bashkëkohore dhe një mjedis ekologjik, që do t’ju bëjë të ndjeheni më afër natyrës.